“Ti ku qëndron more…”- Megi Pojani acarohet keq në studio me konkurentin e programit të dashurisë

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti ku qëndron more…”- Megi Pojani acarohet keq në studio me konkurentin e programit të dashurisë

Mbrëmjen e djeshme situata mes banorëve të “Përputhen”, Vedati dhe Endi është nxehur, duke shkaktuar debat mes njëri-tjetrit në studio.

Teksa janë ulur përballë njëri-tjetrit për të diskutuar dhe sqaruar sherrin që ndodhi në prapaskenë, në një moment Vedati ka nisur të diskutojë ashpër me Albën.

“Ti ke dhënë shenja o Alba, është një gjë normale që tip o ndez me këtë sepse i kë edhe 10 të tjerë. Ti don të më nxjerrësh mua keq”– tha Vedati.

Kaq ka mjafuar që prezantuesja e emisionit, Megi Pojani të acarohet keq me konkurentin dhe t’i drejtohet me fjalë të ashpra këtij të fundit.

“Vedat një gjë më bën habi more djalë i dashur. Je në një përballje me Endin, hidhen akuza shumë të forta dhe Endit i thua me bindje të plotë se ajo vajza nuk ka interes për ty dhe tani burrërinë e gjen me Albën që i kthehesh më pas asaj? Para Endit pse tërhiqesh dhe i kthehesh Albës. Ti ku qëndron more, para Endit pse tërhiqesh dhe i kthehesh Albës.”– tha Megi.

“Nuk tërhiqem dhe kjo është fajtore në këtë pjesë. Thembin e këtij muhabeti nuk e tregon dhe unë i them që je mashtrues sepse ky nuk dëshiron që të më tregojë diçka që ka ndodhur, ndoshta se jam mashkull dhe nuk dëshiron të më lëndojë.”– sqaroi i revoltuar Vedati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49955 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE