“Do mbetesh e virgjër”- Bledi Mane drejtuar Shqipes për raportin e saj me Blerandon

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do mbetesh e virgjër”- Bledi Mane drejtuar Shqipes për raportin e saj me Blerandon

Bledi Mane në rolin e opinionistit në BBVK, është i bindur se Shqipja dhe Blerando kanë ndjenja për njëri-tjetrit, dhe këtë sipas tij e tregon dhe videoja me momentet e tyre që u shfaq nga prova e javës së kaluar.

Bledi e këshillon Shqipen të mos ketë frikë të shprehë ndenjat, pasi sipas tij me këtë logjikë do të mbetet beqare ose (e virgjër), siç u shpreh ai.

Kjo nuk është hera e parë që i përmendet ky detaj personal Shqipes në transmetim Live.

“Nuk jemi zyra e gjendjes civile ku ftojmë njerëzit të martohen apo të fejohen. Ne shprehim ato opinionet tona mbi atë çfarë vëllai i madh na servir. Në rastin konkret është një videoklip mjaft i bukur i cili tregon momente edhe intime të sinqerta dhe ajo që është më kokëfortë, gjuha juaj e trupit tregon më së miri atë çfarë ju nuk e thoni me fjalë. Ju të dy për mua jeni mashtrues, por ditët e fundit ju keni qenë të sinqertë me lojën dhe veprimet tuaja. Poshtë atyre pantallonave ju jeni ndjerë mirë me njëri-tjetrin, jam e sigurt se edhe lëkura e këmbës suaj është prekur. Shqipe kur të kritikojmë ulëret kur të flasim për dashurinë na shan. Nëse vazhdon me këtë logjikë do vdesësh e virgjër dhe beqare. Erdhi dashuria në pragu tënd. Nuk po them merre për burrë atë djalë por tregohu e sinqertë me publikun sepse video është e sinqertë. Brenda asaj videoje kishte rezonanca dashurie dhe ne jemi të rritur janë me miliona që e shikojmë. Por ti je një njëri që ke frikë të ndjesh”, u shpreh gazetari i njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE