“Jam me kancer në fazën e tretë”/Spikerja e CNN emocionon gjatë një transmetimi live ku rrëfen se vuan nga sëmundja e rëndë!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam me kancer në fazën e tretë”/Spikerja e CNN emocionon gjatë një transmetimi live ku rrëfen se vuan nga sëmundja e rëndë!

Një spikere e CNN, Sara Sidner, gjatë një transmetimi live mes lotësh ka rrëfyer se është e diagnostikuar me kancer në gji. Sara tha:

Numëroni këto gra me gishta. Statistikisht, njëra prej tyre është sëmurur ose do të sëmuret nga kanceri i gjirit. Unë nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. Asnjë person në familjen time nuk ka pasur kancer gjiri. E megjithatë ja ku jam, me kancer në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha dhe më ngjyrë ju lutem bëni mamografi çdo vit. Kjo që më ndodhi është diçka që nuk mund ta parashikoja kurrë. Po mësoj se pa marrë parasysh se çfarë ferri përjetojmë në jetë, unë jam ende çmendurisht e dashuruar me këtë jetë. Jam më e lumtur sepse nuk stresohem më për gjërat e vogla, budallaqe që më mërzitnin. Dhe tani çdo ditë që marr frymë, jam e lumtur që jam akoma gjallë me ju, kolegët e mi, familjen time dhe mund të qeshim, të qajmë dhe të shpresojmë. Dhe kjo miqtë e mi, mjafton. Unë po jetoj dhe po dua të jetoj, sepse e di që jeta mund të jetë e shkurtër. Unë nuk e di se si do të përfundojë kjo, por ne kemi aftësinë të shijojmë çdo moment, për sa kohë që marrim frymë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE