Njihuni me Lama Jamous, gazetarja më e re e Gazës!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me Lama Jamous, gazetarja më e re e Gazës!

Një vogëlushe ka zgjedhur të jetë gazetarja më e re e Gazës. Ajo qëndron përballë një smartphone, duke transmetuar lajme rreth kaosit në vendin e saj. 9-vjeçarja Lama Jamous ndan historinë e saj me më shumë se 540 mijë ndjekës në Instagram. Nga intervistimi i fëmijëve te dokumentimi i kushteve të vështira të jetesës në strehimoret e shkollave, Lama është ndër zërat më të çmuar për popullsinë e Gazës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lama Jamous (@lama_jamous9)

“Qëllimi i saj është të ndajë dhe t’i bëjë të qartë botës se fëmijët e Palestinës po torturohen. Nuk ka ushqim dhe ujë. Ata nuk kanë asgjë”,-thuhet në një video të CNN kushtuar asaj.

Lama tregon zhvendosjen masive të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në përpjekje për të shmangur sulmet ajrore, si dhe kushtet e këqija të jetesës. Lama e guximshme punon në një vend të quajtur së fundmi si “vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë” nga Kombet e Bashkuara dhe ku gazetarët janë rregullisht në shënjestër nga IDF.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE