OKB: 40% e ukrainasve në nevojë për ndihmë humanitare këtë vit!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB: 40% e ukrainasve në nevojë për ndihmë humanitare këtë vit!

Vlerësohet se më shumë se 14.6 milion ukrainas brenda vendit apo rreth 40% e popullsisë së përgjithshme do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti. Kjo pasi lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim. Kjo theksohet nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (KCH).

Gjendja aktuale humanitare ka shumë mundësi që të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj linjave të energjisë, si dhe të tjera infrastrukturave të rëndësishme.

Sipas të dhënave të mbledhura nga kjo zyrë, lufta ka detyruar rreth 6.3 milion ukrainas që të strehohen jashtë vendit dhe në fund të vitit 2023, 5.9 milion refugjatë nga Ukraina u regjistruan në vendet e Europës. KCH jep alarmin:

Civilët po vriten e plagosen çdo ditë, ndërsa shtëpitë e tyre dhe infrastruktura e rëndësishme po shkatërrohen!

Rusia sulmoi rajonet e Ukrainës me një varg raketash nga ajri më 8 janar, duke vrarë të paktën katër persona, si dhe plagosi mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile e objektet ekonomike.

Ushtria ukrainase bëri të ditur se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytetin Kiev u aktivizuan sirena alarmi për sulme ajrore në fillimjavë.

Java e parë e janarit vijoi me një valë sulmesh në Ukrainë e që nisën nga data 29 dhjetor.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën dhe vendet fqinje të saj për t’u përballur me nevojat e vazhdueshme të popullatës civile gjatë sezonit të dimrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE