Studim/Nëse meshkujt e kanë këtë tipar fizik gratë janë më të prirura të kalojnë në orgazëm!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studim/Nëse meshkujt e kanë këtë tipar fizik gratë janë më të prirura të kalojnë në orgazëm!

Një studim i bazuar në anketimin e grave heteroseksuale, të cilat janë në lidhje serioze, ka zbuluar se një numër i madh i elementeve, të cilat ndërlidhen me partnerin e tyre, ndikojnë në atë sesa intensivisht dhe sa shpesh mund të përjetojë orgazëm një grua. Në mesin e këtyre elementeve janë futur vetëbesimi i partnerit, familja e partnerit dhe të ardhurat e partnerit.

Veç këtyre, është edhe një tipar fizik nga i cili gratë joshen jashtëzakonisht shumë. Bëhet fjalë për gjerësinë e shpatullave të tij. Siç duket, shpatullat e gjera janë çelësi për një orgazëm të fuqishëm, pasi ato tregojnë se një mashkull ka nivele të larta të testosteronit.

Rikujtojmë, se sot në botë ekzistojnë 70 milionë individë aseksualë, afërsisht 1% e popullsisë së botës. Me aseksualë nënkuptojmë dikë që ka mungesë totale të tërheqjes fizike ndaj të tjerëve, ose ka mungesë të nxitjeve drejt aktivitetit seksual. Aseksualiteti konsiderohet si orientimi i katërt seksual në të njëjtin nivel me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.

Por nëse për shumë njerëz mungesa e dëshirës është një gjendje fizike, për të tjerët është rezultat i zisë, i traumave sentimentale, rezultat i imponuar, i marrëdhënies në çift. Presioni për të studiuar, për të krijuar një karrierë ose për të kursyer për një shtëpi mund të kenë përparësi në këtë tematikë. Në rastin e të rinjve, shkaqet janë pjesërisht të ndryshme, disa lidhen me rritjen e problemeve të shëndetit mendor por edhe ndaj izolimit social. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50049 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE