Rama nuk tërhiqet nga ligji i komisioneve hetimore, ironizon opozitën: Nëse ka boks e mundje për Lojëra Olimpike, votojmë e ikim nga parlamenti!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama nuk tërhiqet nga ligji i komisioneve hetimore, ironizon opozitën: Nëse ka boks e mundje për Lojëra Olimpike, votojmë e ikim nga parlamenti!

Kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, është shprehur për mediat se është i gatshëm të bëjë çdo negocim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet.

Gjithashtu Rama shprehet i prerë se nuk do të ketë lëshime për diskutime për kërkesat e opozitës lidhur me Komisionet Hetimore, pasi sipas tij modelit bazë nga është marrë ky ligj, i janë hequr komponentë të rëndësishëm.

“Ligji është bërë mbi modelin bazë që u ndërtua ai ligj që në fillim, për arsye të panjohura nga mua, modelit bazë i janë hequr komponentë të për integritetin e një procesi hetimor parlamentar.Ne në parlament do qasemi siç janë qasur grekët, britanikët dhe të gjithë ata që gëzojnë sot demokracinë për të pasur parlamente, do qasemi për t’u ulur për t’u ngritur e për të marrë fjalën. Për sa kohë përballe do kemi shëmbëlltyra të keqkuptimit të madh midis sportit fizik dhe natyrës boks, mundje, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojëra të ardhshme olimpike do votojmë e do largohemi . Duke shprehur keqardhjen sa herë na jepet mundësia për qytetarët që kanë votuar për ata që janë aty. Lojërat fizike nuk bëhet për një problem që e dini të gjithë, është një problem njerëzor, por nuk është një problem i kësaj shoqërie i këtij populli, problem për drejtësinë i një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon, dhe pret nga parlamenti përplasje. Ky është problemi, por ne nuk jemi as skllevër as luanë, ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo diskutim çdo negocim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet, këtë nuk e zgjidhim”, u shpreh Rama.

Për të arritur 84 vota që duhen për pr/ligje kërkon bashkëpunimin e opozitës. Rama tha se për këtë duhet të gjesh dhe rrugë ndërveprimi dhe ftoi opozitën të bashkëpunojë, por nëse nuk do të kenë vullnet atëherë atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës.

Shembull solli dhe për komisionin e Reformës Zgjedhore.

Për të arritur numrin magjik 84 duhet të konsultohesh e gjesh rrugë e ndërveprim. Nëse deri në fund të procesit kur është afati do të ketë vullnet Bujrum, nëse s’do ketë ndërrojmë faqen dhe vijojmë faqen e re pa komision dmth pa bipartizanizëm ka mënyura të tjera. Siç bëjnë të tjerët në europë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE