Rama-Berishës: Kërkon të ndezësh flakën në parlament? Nuk ke shans!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama-Berishës: Kërkon të ndezësh flakën në parlament? Nuk ke shans!

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Edi Rama ka ironizuar Berishën duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë parlamentin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit.

 “Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund.  Të çon poshtë ballkonit po, je i lirë ta bësh!!”, Rama.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për media që u zhvillua në Shëngjin pas një mbledhje dy ditore, u pyet për Lulzim Bashën.

Por përgjigja e Ramës ishte “epike”.

Sa është ora? Shhh shhh shhh, nc nc nc. Në këtë orë kurrë mos pyesni për atë njeri. (qesh dhe ngrihet nga karrigia).

Kryeministri Edi Rama i pyetur për lajmet që kanë qarkulluar në mediet greke se i ka propozuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Himarës, tha se nuk kanë asnjë burim të sigurtë këto informacione. Ai ka theksuar se qeveria është duke pritur vendimin e Apelit të GJJKO që më pas të marrë veprime për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Himarë pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg.

Vendimi i GJKKO ishte pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon por së pari njëherë nuk është vendim i formës së prerë dhe ne do të presim të marrë formë  të prerë, s’mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë. Të gjitha këto të tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke as median shqiptare as qeverinë as zyrën time. Kështuqë unë nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke pa më pyetur dhe mua. Janë emra, historira që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është pyetje për kolegët tuaj grekë në gazeta portale televizioni ose kur tu jepet pyetja pyesni autoritetet greke. Unë di që ne presim vendimin e formës së prerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE