Vrau kunatin pasi i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau kunatin pasi i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ka zbuluar se i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën.

50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos.

Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare.

Ndërsa së fundmi, sipas rrëfimit të vajzës, ai e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.

Motra e viktimës tha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.

“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; “Të vrava vëllanë”, thotë ajo e tronditur

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE