A do të shtyhet finalja e “Big Brother VIP Kosova”?

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo është banorja e preferuar nga publiku për këtë javë në “BBVK”

Gazetari i njohur, Bledi Mane, i cili është opinionist i këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”, është pyetur nga ndjekësit nëse finalja e programit do të shtyhet me një muaj.

Për këtë, Mane nuk ka lënë vend për aludime, duke i dhënë ndjekësit një përgjigje të prerë.

“Në datën 2 shkurt finalja e madhe”, ka shkruar ai.

Ky sezon i “Big Brother VIP Kosova” ka qenë mjaft i ndjekur nga publiku, duke thyer rekorde shikueshmërie në krahasim me vitin e kaluar.

Një ndër banoret që ka spikatur më shumë është Edona James. Ajo ka mbledhur me miliona shikime në hashtagun me emrin e saj në TikTok.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE