Zelensky: Kiev ka shumë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky: Kiev ka shumë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore!

Rusia “mund të ndalohet”, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky por Kievi ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së Ukrainës.

“Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur”- tha presidenti ukrainas, duke shtuar se: “Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore”, dhe nënvizoi se ato ishin “ajo që na duhen më shumë”.

Një zyrtar i forcave ajrore ukrainase paralajmëroi dje se përshkallëzimi i sulmeve me raketa dhe dron ruse në javët e fundit e kishte lënë Ukrainën në një “deficit” të cenueshëm të armëve anti-ajrore. Zelensky pranoi se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t’i siguronin ato.

“Depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore,” tha ai.

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen.

 “Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! [Avionët rusë] MiG-31Ks po ngrihen nga fusha ajrore Savasleika [në rajonin rus Nizhny Novgorod]”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram.

Ato u bënë thirrje ukrainasve të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50835 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE