Adis Patushi në BBV3? Kushëriri i tij tregon çfarë i ka thënë Fifi!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adis Patushi në BBV3? Kushëriri i tij tregon çfarë i ka thënë Fifi!

Big Brother VIP do të nisë këtë të shtunë në 13 janar, ndërsa personazhe të ndryshme po përfliten se do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme.

Së fundmi është partneri i Fifit, Adis Patushi ka postuar logon e “BBV3” dhe ka nënkuptuar me anë të shkrimit se do të jetë pjesë e “BBV3”.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo është thjeshtë një postim për të marrë vëmendjen e publikut.

Ditën e djeshme Kledi Hysa, i cili i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka treguar mendimin e tij për “BBV3” dhe si kushëriri i Adisit ka treguar në lidhej me aludimet që janë krijuar.

Bieta: Është përfolur edhe partneri i Fifit, Adisi di gjë ti Kledi?

Kledi: Jo nuk di asnjë gjë (qesh)

Bieta: Çfarë ka dashur të thotë autori me këtë postim?

Kledi: Po ku e lë Fifi me hy aty brenda ahahah se bëj shaka, mendoj se Adisi nqs do futej do ishte një sfidë goxha e fortë dhe do ja dilte me sukses, po nuk besoj për “BBV3” për “BBV4”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE