Elon Musk për emigrantët: “Së shpejti ata do të vijnë në shtëpitë tuaja…”!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk për emigrantët: “Së shpejti ata do të vijnë në shtëpitë tuaja…”!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, ka reaguar për vendimin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në shkolla, për t’i mbrojtur ata nga moti i keq. Në veçanti, një shkollë e mesme në qytetin e Nju Jorkut do të përdoret për të strehuar përkohësisht më shumë se 2,000 emigrantë pa dokumente, edhe studentëve iu tha se do t’i marrin mësimet në internet nga distanca, siç ishte rasti gjatë pandemisë.

This is what happens when you run out of hotel rooms. Soon, cities will run out of schools to vacate. Then they will come for your homes. https://t.co/MQ159OlOXc

— Elon Musk (@elonmusk) January 9, 2024

Ndërkohë reagimi i Musk është bërë viral:

Kjo është ajo që ndodh kur ata mbeten pa dhoma hoteli. Së shpejti, qyteteve do t’u mbarojnë shkollat. Pastaj ata do të vijnë në shtëpitë tuaja.

Kujtojmë që kryebashkiaku Adams urdhëroi zhvendosjen e emigrantëve, të cilët kanë zënë një strehë në Floyd Bennett Field në shkollën e mesme James Madison, mes motit të ashpër që pritet të sjellë shi të dendur, stuhi dhe erëra jashtëzakonisht të forta. Rikujtojmë, se “Wall Street Journal” ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të njeriut më të pasur në botë Elon Musk, duke shkruar se prej vitesh ai abuzon me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Sipas “WSJ”, prej kohësh drejtues dhe anëtarë të këshillit drejtues të kompanive të Musk janë të shqetësuar se varësia ndaj drogës përveçse mund të ketë pasoja në shëndetin e tij, mund të shkaktojë dhe probleme në asetet miliardëshe që ai zotëron. Gazeta amerikane sjell dëshmitë e disa personave të cilët deklarojnë se e kanë parë Musk duke konsumuar lëndë të ndryshme narkotike duke filluar nga marijuhana, kokaina, hashashi, LSD apo dhe ekstazi në disa festa. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE