“Paga juaj mund të rritet…”/CEO i Randstad flet rreth inteligjencës artificiale!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Paga juaj mund të rritet…”/CEO i Randstad flet rreth inteligjencës artificiale!

Bumi i inteligjencës artificiale ka shkaktuar shqetësime dhe polemika rreth punësimit. Sander van’t Noordende, CEO i firmës së kërkimit të talenteve Randstad, në një intervistë për CNBC tha se:

Por nëse puna juaj ndikohet nga inteligjenca artificiale, paga juaj në fakt mund të rritet.

Si një CEO që ka inkorporuar inteligjencën artificiale në punë në një mënyrë që e bën jetën e punëtorëve më të lehtë, ai tha se pronarët e kompanive do të paguajnë stafin më shumë për të bërë një punë që shton edhe më shumë vlerë.

Zhvillimi i AI mund t’i ndihmojë punëtorët të përdorin kohën e tyre në mënyrë më produktive dhe në një mënyrë më efikase për kompanitë. Inteligjenca artificiale rrit produktivitetin, ju ndihmon të bëni punë më të mirë dhe më të shpejtë, kështu që mund të kaloni më shumë kohë me klientët, me kolegët, të futeni në fusha të reja, kështu që të lironi kohë për të bërë gjëra më me vlerë.

Rikujtojmë, se termit AI iu dha titulli “termi i vitit 2-23” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit. Drejtori i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE