Enxhi Nasufi prezantuesja e “BBVIP Fan Club”? Rrëfehet moderatorja dhe zbulon se si e mori vesh lajmin

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enxhi Nasufi prezantuesja e “BBVIP Fan Club”? Rrëfehet moderatorja dhe zbulon se si e mori vesh lajmin

Disa ditë pasi fitoi “Dancing with the Stars”, Enxhi Nasufi u përfol se do të prezantojë emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, i cili do të startojë së shpejti.

Mirëpo së fundmi në “Wake UP”, moderatorja ua vuri “kapaun” njëherë e mirë lajmeve se ajo do të prezantojë këtë emision.

Ajo tregoi se lajmin e ka marrë vesh nga portalet, pasi sipas saj ajo deri më tani nuk ka marrë asnjë propozim për të preznatuar “Fan Club-in”.

E pyetur nga gazetarja se a e ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e “BBVIP”, Enxhi u shpreh se edhe vitin e kaluar ka pasur shumë dëshirë që të futet në këtë reality show.

Pjesë nga biseda

Enxhi: I kam lexuar lajmet në portale (për Fan Club), mi nisnin edhe shoqëria, por isha duke ngrënë kofshën e gjelit që nuk e kisha ngrënë që për festa dhe lexoj “Konfirmohet e sigurt nga miq të ngushtë.” dhe unë që isha thjesht “Ë”? Unë thjesht po ha mishin nuk di asgjë ça bëhet

Lei: Ne do të donim të ishe…

Enxhi: Edhe unë do të doja e sigurtë. Nuk e di, nuk e di mos ndoshta këto portalet me këto lajmet kanë ngacmuar ndonjë gjë. Nëse më vjen si propozim do ta pranoj me qejf, ky është lajmi që po jap që do ta pranoja. Të më shikonit çdo ditë sa t’ju vijë në majë të hundës…

Jonida: E ke menduar ndonjëherë veten që të jesh pjesë e formatit Enxhi?

Enxhi: Sigurisht që po, kam dashur edhe të hy vjet…

Jonida: Sot është e mërkurë, izolimi fillon nga nesër më duket ose pasnesër…

Enxhi: Po jo mi zemra ime se nuk e lë “Wake Up”-in unë, këtu jam çdo mëngjes. Kam dashur të hy vjet për disa arsye. E para sigurisht për ta parë si eksperiencë sepse ata që kanë qenë brenda thonë se është e vështirë dhe nuk është ashtu si duket, ia vlente ta provoje por edhe për arsye të tjera se tani kishte momente për shembull që me syrin nga jashtë sepse aty se dimë se çfarë bëhet, kishte disa situata që ma ngrinin atë nervin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE