Ekipi i Ancelotit në finale, Reali dhe Atletiko dhurojnë spektakël!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekipi i Ancelotit në finale, Reali dhe Atletiko dhurojnë spektakël!

Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, ndërsa fitoi në shtesë me rezultatin 5-3 ndaj Atletico Madrid.

Sfida mes Realit dhe Atleticos rezultoi shumë e luftuar dhe dhuroi spektakël të vërtetë në “KSU Stadium”, në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Hermoso zhbllokoi takimin, me golin e shënuar me kokë pas krosimit të topit nga goditja e këndit nga Griezmann në minutën e 6’ dhe kaloi Atleticon në avantazh.

Në të njëjtën formë pas krosimit të topit nga Modric, Rudiger barazoi për Realin në minutën e 20’. Nëntë minuta më pas Mendy shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke kaluar “Los Blancos”në avantash. Megjithatë Griezmann barazoi për “Colchoneros” në minutën e 37’ dhe bëri që fraksioni hapës të mbyllej me barazimin 2-2.

Pjesa e dytë rezultoi gjithashtu shumë e luftuar, teksa në minutën e 78’ pas nëj autogoli të Rudiger, Atletico u rikthye në avantazh. Gëzimi te skuadra e Simeones zgjati vetëm shtatë minuta, pasi në minutën e 85’ Carvajal gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje shumë të fortë dhe barazoi sërish për ekipin e Ancelottit.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 3-3, ndeshja shkoi në shtesë, për t’u vulosur pikërisht aty. Një autogol i Savic në minutën e 116’ kaloi Realin në avantazh, teksa goli perlë i Brahim Diaz në minutën e 120+3’, me lojtarin e Realit që kaloi Oblak, i cili kishtë lënë portën bosh dhe shënoi golin e pestë dhe të fundit për ekipin e Ancelottit. Ndërsa në finale do të presë një mes dyshes Barcelona-Osasuna, të cilat përballen këtë të enjte, për të diskutuar “biletën” e dytë të finales.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE