Konfirmohet zyrtarisht moderatorja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Fan Club”!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet zyrtarisht moderatorja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Fan Club”!

E ftuar gjatë emisionit të sotëm të “Ftesë në 5” kanë qenë fituesit e edicionit të dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Ata folën për eksperiencën e tyre në DWTS, por e gjithë vëmendja u pozicionua në lajmin më të diskutuar të momentit. Enxhi Nasufi më në fund konfirmoi zërat se do të jetë moderatore e “Big Brother Vip Fan Club”.

E pyeut nga Bieta Sulo se nëse janë të vërteta thashethemet që ekzistojnë në rrjet, ajo u përgjigj:

Po, po e diskutojmë, duhet të shkoj në studio për këngë të tjera sepse nuk përfundon këtu. Po fituam, ti e shijon këtë gjë, lumturohesh, por tani që je në një stad të caktuar është koha për të vendosur nëse përfundon aty, apo vazhdon. Unë nuk kam ndërmend ta lë këtë gjënë, qoftë televizionin, qoftë muzikën. Nëse mendojmë që tani mbaroj, në fakt tani filloi.  Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.

Më tej, duke u shprehur mjaft mirënjohëse për këtë mundësi, Enxhi shtoi:

 Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa. Shtëpia më të famshme në Shqipëri do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE