Arrihet marrëveshja me kapitenin, Lautaro Martinez rinovon me Interin në muajin janar!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kapiteni Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit, së shpejti vjen rinovimi me klubin zikaltër!

Lautaro Martinez është padyshim lider i ri i ekipit të interit këtë sezon me formën që po kalon. Lautaro Martinez u rikthye të luajë në Janar pas një dëmtimi që pësoi në muajin dhjetor. Siç kishin shkruar mediat, pritej që sulmuesi të ishte i gatshëm në ndeshjen ndaj Veronës. Ai u rikthye pikërisht aty ku e kishte lënë, duke arritur të shënojë përsëri dhe duke qënë golashënuesi më i mirë i Serie A. Lautaro ka konfirmuar se zgjatja e kontratës së tij me Interin  është në detaje’ e fundit dhe se ai është i lumtur që do të qëndrojë në  këtë klub.

Pasi zyrtarizoi rinovimet e kontratave të Darmianit, Mikhtarianit dhe Dimarkos, Interi është gati të zyrtarizojë edhe më të shumëpriturin, atë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili pas dëmtimit menjëherë i mori zikaltrit mbi supe, duke i tërhequr zvarrë drejt fitores kundër Veronës.Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, kontaktet mes “demit” dhe klubit për zgjatjen e kontratës deri në 2028-ën vazhdojnë, me palët që kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme për shifrat. Mbyllja përfundimtare mund të arrijë në fund të janarit, por nuk mund të përjashtohet që mund të shkojë përtej kësaj, sepse nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga ana e klubit, që pritet t’i ofrojë 7 milionë euro, plus bonuset 26-vjeçarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE