Gjyqi Gërdeci shtyhet për më 21 shkurt/SPAK-u kërkon Mediun të merret në pyetje!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqi Gërdeci shtyhet për më 21 shkurt/SPAK-u kërkon Mediun të merret në pyetje!

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyu për më 21 shkurt seancën e radhës gjyqësore për dosjen e njohur si “Gërdeci”. Në seancën e sotme, në listën e dëshmitarëve ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, i cili nuk u paraqit duke qenë se jeton në SHBA. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar të marrë në pyetje ish-ministrin Fatmir Mediu.

Mediu tha se prej kohësh kërkon përballjen me Hoxhën, por dhe ish-funksionarët e tjerë. Ai u shpreh se ka 16 vite që pret të merret në pyetje nga prokuroria, ndërsa iu bën apel të gjithë dëshmitarëve të marrin pjesë në gjyqe për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës.

Në këtë proces gjyqësor prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria, që të ketë bërë edhe një grimë deklarate për marrëdhënie apo ndikim nga ana e ministrit apo veprime të paligjshme të ministrit.

Të gjitha akuzat e hedhura si për përcaktimin e vendit të demontimit apo të tjera kanë dalë qartësisht se janë përcaktuar nga palët sipas propozimit të Shtabit të Përgjithshëm. Po ashtu procesi i demontimit është ndjekur nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat nuk lidhen me fushën e veprimit dhe autoritetin e ministrit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, nën hetim për çështjen Gërdeci, shtoi:

Për më tepër, edhe ai që pretendohet si dëm ekonomik, për shkak të transportit, është plotësisht e provuar tashmë që marrëdhënia mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe MEIKO-s është brenda sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, me vendim të qeverisë. Ky qarkullim mallrash që bëhet, është bërë pa pagesë.

Sa i përket marrjes sime në pyetje do të konsultohem me avokatët. Dua t’ju them që kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria. Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë për të më thirrur dhe pyetur, por asnjëherë nuk ka denjuar të më marrë në pyetje për të parë qëndrimin tim për këtë çështje. Ballafaqimi me Luan Hoxhën është kërkuar, unë s’kam më shumë autoritet se gjykata e prokuroria. Ballafaqimi dhe e vërteta është gjëja më e mirë. Ministri i Mbrojtjes ka detyrat dhe autoritetin e vet, shefi i shtabit ka autoritetin e vet dhe të caktuar me ligji. Çdo autoritet ka ligjin mbi të cilin funksionon dhe përmes së cilit ndahen funksionet me autoritetet e tjera.

Sot Gjykata urdhëroi policinë të gjejë dëshmitaren Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletëthirrjes për Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE