Mjaftoi një analizë e urinës, foshnja 3 muajsh rezulton pozitiv për kokainë!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjaftoi një analizë e urinës, foshnja 3 muajsh rezulton pozitiv për kokainë!

Një foshnjë vetëm tre muajsh u shtrua në kujdesin intensiv të spitalit “Santobono” në Napoli, pasi rezultoi pozitiv për prezencë të kokainës në gjak. Mjekët e spitalit pediatrik të qytetit të Salernos vendosën ta transferojnë menjëherë foshnjën në Napoli, pasi gjendja e tij konsiderohet e rëndë.

Mjekët e diagnostikuan foshnjën edhe me një formë të rëndë të meningjitit bakterial, duke e kaluar në terapi intensive. Fëmija kishte mbërritur në urgjencën e pediatrisë në gjendje shumë të rëndë dhe mjekët arritën ta stabilizojnë duke i rikthyer parametrat vitalë.

Prania e kokainës në trupin e tij u konstatua pas një analize të urinës. Sipas shtypit italian, nëna e fëmijës është përdoruese droge dhe ka mundësi që lënda narkotike t’i “kalojë” fëmijës në gjak gjatë ushqyerjes me gji. Policia italiane dhe prokuroria e Salernos po kryejnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të të gjithë çështjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE