Mot i kthjellët, por i ftohtë edhe në vazhdim në vend!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i kthjellët, por i ftohtë edhe në vazhdim në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Dita nisi me vranësira të pakta e deri mesatare, por më pas pësuan shpërbërje dhe vijon dominimi i motit të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat kanë pësuar rënie e që më e ndjeshme është në vlerat minimale duke u shoqëruar me ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi pati në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn me drejtim veri-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa hera-herës, përgjatë vijës bregdetare, sidomos në veriperëndim fiton shpejtësi 11-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-2/6
Diell

Kukës
-4/2
Diell

Lezhë
0/9
Diell

Dibër
-4/2
Diell

Durrës
0/14
Diell

Tiranë
0/13
Diell

Elbasan
-1/10
Re diell

Berat
0/13
Re diell

Vlorë
2/13
Diell

Korçë
-2/2
Re diell

Gjirokastër
0/8
Re diell

Sarandë
3/14
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE