Publiku vendosi, Liam Osmani rikthehet në “BBV3”!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publiku vendosi, Liam Osmani rikthehet në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Kujtojmë, se teksa ishte i ftuar në studio, Liami tregoi dhe eksperiencën e tij, të cilën tha se nuk ia uron askujt.

Ai shprehu dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por do të ishte publiku ai që duke votuar, do vendoste nëse Liami do rikthehej. Publiku vendosi me anë të një televotimi që ai të rikthehet dhe të bëhet sërish banor. Liami është rikthyer në shtëpinë e Big Brother nga televotimi që u hap natën e sotme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE