Nuk është Egli dhe Olsi, dy ish të dashur aludohen se do të jenë banorë në “BBV3”!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është Egli dhe Olsi, dy ish të dashur aludohen se do të jenë banorë në “BBV3”!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Vetëm 1 ditë na ndan nga premiera e edicionit të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Deri më tani është konfirmuar banori i parë, i cili është Meriton Mjekiqi. Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është diskutuar rreth aludimeve më të reja që kanë dalë në lidhje me banorët e këtij sezoni.

Arjon: Do ketë dashuri brenda?

Gazetari: Po patjetër unë prsh do them një gjë që shpresoj të jetë e vërtetë me aq sa kam dëgjuar, Janë 2 persona që kanë qenë lidhur dikur dhe janë ish të dashur, nuk eshtë as Olsi as Egli janë personazhe të tjerë që do futen që kanë qenë ish përpara…

Arjon: A do ketë femijë nga ky “BBV”?

Gazetari: Se di tani janë dy ish që përfliten se do hyjnë dhe mund të rindezin dashurinë

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. Vetëm pak më parë Top Channel ka konfirmuar emrin e banorit të parë të “BBV3”, i cili do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nesër mbrëma. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Emri i tij është aluduar shumë gjatë gjithë kësaj kohe për një pjesëmarje në këtë edicion, pasi dhe vetë Meritoni ka shprehur pak kohë më parë dëshirën e tij për të qenë pjesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE