SPAK-u kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK-u kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe 1 vit e 6 muaj burg për Alma Kaçajn.

Në përfundim të hetimit, SPAK ka lexuar sot pretencën për dy të pandehurit Safet Gjici, për akuzën e korrupsionit pasiv dhe Alma Kaçaj, për korrupsion aktiv. Si ish-kryebashkiaku Gjici, ashtu edhe Kaçaj kanë kërkuar gjykim te shkurtuar, kërkesë e pranuar nga gjykata. Nëse Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranon kërkesën e SPAK-ut, Gjici do të vuajë 3 vite burg ndërsa Kaçaj 1 vit.

Gjatë leximit të pretencës, SPAK ka kërkuar po ashtu që Gjicit t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Për Alma Kaçajn, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 12 muaj heqje lirie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK-ut. Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, pas një videoje kompromentuese të publikuar në rrjetet sociale ku ai dhe Kaçaj u përfshinë në një skandal seksual.

Po më 16 qershor, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE