Sulmet amerikane e britanikëve ndaj rebelëve Huthi, Irani e Rusia paralajmërojnë përkeqësim të situatës!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet amerikane e britanikëve ndaj rebelëve Huthi, Irani e Rusia paralajmërojnë përkeqësim të situatës!

Sulmet e SHBA-ve e të Britanisë së Madhe ndaj rebelëve Huthi që sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se “kishin për qëllim dronët Huthi, raketat balistike e të lundrimit, si dhe radarët detarë e aftësitë e mbikëqyrjes ajrore”.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se këto sulme ishin “të nevojshme dhe proporcionale”.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, Huthit kanë vazhduar të kryejnë sulme në Detin e Kuq ndaj kemi ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje, së bashku me Shtetet e Bashkuara, për të degraduar aftësitë ushtarake Huthi e për të mbrojtur anijet globale.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se më shumë se 2 mijë anije ishin detyruar të bënin devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq. Kjo për shkak të akteve të rebelëve Huthi që prekën mbi 50 vende. Ekuipazhe nga më tepër se 20 vende u morën peng ose u kërcënuan prej tyre.

Huthit nuk e kanë fshehur se lundrimet e tyre në Detin e Kuq kanë për qëllim të tregojnë mbështetjen e grupit për palestinezët dhe Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.

Rusia dhe Irani, ky i fundit mbështetësi kryesor i rebelëve Huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se “ato do të sjellin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kannani reagoi në një postim në Telegram ku shkruan:

Ne dënojmë fuqishëm sulmet ushtarake të kryera këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar në disa qytete në Jemen.

Këto veprime arbitrare janë një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit e një shkelje e ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare. Këto sulme do të kontribuojnë vetëm në pasigurinë e paqëndrueshmërinë në rajon.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova vuri në dukje se Moska kishte kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar sulmet ushtarake.

Një zëdhënës i rebelëve Huthi tha se sulmet ishin të pajustifikuara dhe se ata do të vazhdojnë të synojnë anijet që shkojnë drejt Izraelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE