“Të ‘çmendur’ pas njëri-tjetrit”, Dua Lipa në një romancë të re me aktorin e njohur

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të ‘çmendur’ pas njëri-tjetrit”, Dua Lipa në një romancë të re me aktorin e njohur

Dua Lipa po dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, super ylli 28-vjeçar i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer ngadalë me Callum, 33 vjeç, në ngjarjen e së mërkurës mbrëma, shkruan DailyMail.

“Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”.

DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të këngëtares të cilët ende nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje.

Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën gjatë interludës së tyre romantike.

Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift – dhe në vend që të mohonte, ai hodhi benzinë mbi zjarrin duke qendruar i heshtur.

Romanca e fundit e Duas vjen e freskët pas ndarjes së saj të supozuar nga i dashuri i saj i fundit, regjisori francez Romain Gavras.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE