Ronaldo Sharka: “Do të jetë një Big Brother i frikshëm nëse hyn si banor…”

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka: “Do të jetë një Big Brother i frikshëm nëse hyn si banor…”

Ish-banori i “Big Brother VIP 2” dhe gazetari i njohur Ronaldo Sharka i ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me edicionin e ri të “BBV3” dhe konkurrentët që do hyjnë në shtëpi. Sipas tij personazhet që mund të ecin më shumë dhe të krijojnë popullaritet janë personat që kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose personazhe jo shumë të njohur për publikun. Nëse një ndër VIP-at që futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është Albi Nako siç përflitet, Ronaldo shprehet se do jetë një “BBV3” i frikshëm, pasi shumë banorë do ia kenë frikë për ironinë që ai ka.

Unë mendoj që ky “Big Brother” do të jetë i frikshëm. Për shembull Albi Nako ka një ironi të paparë dhe gati, gati të frikshme. Është emër që përflitet. Unë kam dëgjuar vjet nga banorë që po bëheshin gati të futeshin në “Big Brother” që kur kishin dëgjuar emrin e Albit që ishte aluduar, kishte pak frikë.

Unë mendoj që në “Big Brother” ecin shumë personazhet që ose kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose ata që janë të sapodalë, filize të reja. Publiku ka më shumë interes të dijë për jetën e këtyre njerëzve sesa të një personazhi që ka vite dhe ne i dimë pothuajse çdo gjë. Këtyre personazheve që i dimë çdo gjë, unë i uroj të dashurohen dhe të fejohen aty brenda, por pse jo të nisin dhe ngjizjen e një fëmije.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE