Aktori i njohur i filmit “Spider-Man”, Andrew Garfield konfirmon me një puthje lidhjen me modelen e njohur!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur i filmit “Spider-Man”, Andrew Garfield konfirmon me një puthje lidhjen me modelen e njohur!

Aktori i njohur Andrew Garfield së fundmi është fotografuar nga paparacët në Londër teksa kishte zgjedhur që të kalonte kohën e tij të lirë me të dashurën e tij të re Olivia Brower. Çifti u kap nga kamerat duke u përqafuar dhe puthur jashtë shtëpisë së yllit të Spider-Man në Londër më 3 janar. Garfield ishte veshur me një bluzë gri, pantallona të zeza, atlete blu dhe një kapele bejsbolli.

📸 Andrew Garfield out in London with Olivia Brower on January 04.
🔗 https://t.co/wQdap156ms pic.twitter.com/az8v2F4j6D

— Andrew Garfield Central (@agarfield_com) January 11, 2024

Olivia Brower kishte veshur një pallto të zezë mbi një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza. Sipas Page Six, Brower ka qenë në shtëpinë e Garfield për një “periudhë të gjatë kohore” pasi ata janë parë duke ngarkuar disa valixhe në një makinë përpara se t’i  thonë njëri-tjetrit lamtumirë dhe të largohen.

All About Olivia Brower, Andrew Garfield’s Rumored New Girlfriend https://t.co/kOUkw0EmRp

— ELLE Magazine (US) (@ELLEmagazine) January 11, 2024

Olivia ka qenë në qendër të vëmendjes që pasi ajo u shfaq në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue të 2019 dhe 2020. Kur u intervistua nga Fox për përvojën e saj si modele dhe atë që ndjeu gjatë sesionit fotografik, ajo tha se ishte “një moment kaq surreal”.

Andrew Garfield ishte i famshëm për lidhjen me Emma Stone për rreth tre vjet, por më pas u nda me të në vitin 2015, më pas u aktori ka qenë në një lidhje me Rita Ora ku gjithçka përfundoi në vitin 2019. Ai ka qenë gjithashtu në një lidhje edhe me Alyssa Miller. Projekti i fundit i Garfield ku ai luan Carl Sagan është ende në zhvillim, ashtu si edhe tre projektet e tij të tjera, “We Live in Time”, “Hot Air” dhe “Brideshead Revisited”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE