Nuk e ftoi në dasmë sikurse Arbrin, Balina zbulon marrëdhënien me Arbanën! / A kthehet sërish në “karrige” këtë sezon?

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balina Bodinaku mes lotësh: U diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme

Balina Bodinaku ka qenë e ftuar në studion e “Më lër të flas”, ku ka rrëfyer si ka qenë ky vit për të.

Ndër të tjera, ajo është pyetur lidhur me faktin që Arbana nuk e ftoi në dasmën e saj me Eduartin këtë verë, ndërsa ish-kolegu i Balinës, Arbër Hajdari, ishte i ftuar.

Sa i përket pyetjes, Balina tha se dasmat janë për njerëzit e afërt e miqtë e ngushtë dhe kjo është arsyeja pse nuk është ftuar, duke zbuluar se nuk ka ndonjë raport të afërt me moderatores, si Arbri.

Nga ana tjetër, ajo është pyetur nëse do të jetë opinioniste këtë sezon të BBV3, ndërsa Balina ka thënë se nuk di asgjë ende, e megjithatë pyetja e Donaldit ka ngritur dyshime se Balina mund të jetë opnionistja e këtij sezoni të BBV.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE