Barcelona dhe Real Madrid bë finalen e superkupës së Spanjës, ja kë favorizojnë statistikat…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barcelona dhe Real Madrid bë finalen e superkupës së Spanjës, ja kë favorizojnë statistikat…

Barcelona duke së është rikthyer në rrugën e duhur pasi ka triumfuar përballë Osasunës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Levandovski dhe Lamin Jamal në pjesën e dytë ishin ata që vendosën fatin e këtij takimi, me Osasunën që provoi deri në fund të luftonte, por pa arritur të bënte surprizën e mbrëmjes, teksa ishin katalanasit ata që dominuan takimin. Kështu Barcelona shkon në finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku do të ketë një “Klasike” me Realin e Madridit, me këtë të fundit që mundi Atletikon në gjysmëfinalen tjetër.

Parashikimet janë përmbushur, në finalen e Superkupës së Spanjës do të kemi një “El Clasico.” Barça ka mundur Osasunën dhe për herë të nëntë dy skuadrat do të përballen mes tyre në finalen e këtij kompeticioni. Bilanci anon dukshëm në favor të “los blancos” që kanë fituar 6 nga 8 finalet ndaj katalanasve në Superkupë. Për më shumë kjo do të jetë finalja e dytë radhazi, pas asaj të vitit të kaluar zhvilluar po në Arabinë Saudite. Vitin e kaluar ishte Barcelona që fitonte me shifrat 3-1, që ishte dhe trofeu i parë i fituar nga Ksavi që kur mori drejtimin e Barcelonës. Për herë të parë dy ekipet janë përballur në Superkupë në sezonin 1988-1989 kur kompeticioni luhet me dy takime dhe me Realin që fitonte 3-2 me rezultat të përgjithshëm, teksa triumfonte 2-0 në Madrid dhe mundej 2-1 në Barcelonë. Veç tetë finaleve, dy ekipet janë përballur edhe në gjysmëfinale, në vitin 2022 me Realin që fitonte 3-2.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE