Një gazetare investigative në “BBV3”! Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një gazetare investigative në “BBV3”! Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion. “Big Brother VIP 3”, show gjigand dhe programi që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma. Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë.

Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë. Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet.

Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë. Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.

Po të tjerët kush janë?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE