Ish-trajnerit të njohur të Anglisë, i ka ngelur maksimumi një vit jetë, ja dëshira e tij e fundit…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-trajnerit të njohur të Anglisë, i ka ngelur maksimumi një vit jetë, ja dëshira e tij e fundit…

Ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Erikson po lufton me jetën, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë është shprehur se është diagnostikuar me kancer dhe se i ka mbetur maksimumi dhe një vit jetë. Gjithsesi 75-vjeçari vazhdon të qëndrojë pozitiv dhe se do të vazhdojë të jetojë muajt e fundit që i kanë mbetur ashtu siç ka bërë gjithmonë. Një nga dëshirat e suedezit përpara vdekjes është që Anglia të fitojë Europianin e “Gjermani 2024” dhe ta shikojë atë duke e bërë këtë gjë. Këto ishin disa nga fjalët e Erikson për “The Sun.”

Ata kanë një skuadër të mirë dhe nuk janë vetëm 11, 12 ose 13 lojtarë. Ata kanë shumë futbollistë mjaft të talentuar dhe unë mendoj se Anglia kësaj radhe mund t’ia dalë. Garet Sauthgejt dhe lojtarët kanë një mundësi mjaft të mirë. Ata e dinë këtë. Dhe me pak fat me dëmtimet e më shumë fat gjatë turnamentit, mendoj se do t’ia dalin. Ata janë vërtet të mirë dhe unë jam shumë i impresionuar.”

Prej vitesh Anglia futet si pretendent kryesor për të fituar kampionatin evropian apo botërorin, kjo për shkak të yjeve që ka në përbërje. Anglia njihet si vendi i origjinës së futbollit dhe prej vitesh tifozët anglez këndojnë në stadiume “It´s coming home“ duke iu referuar fitimit të një trofeu madhor, në tokën ku lindi futbolli. Të shohim nëse ky do të jetë viti i duhur për ta, dhe më në fund ta sjellin trofeun “në shtëpi.“

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE