Këta janë banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e BBV3!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Këta janë banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e BBV3!

Janë ndezur nga dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shtëpisë së “Big Brother VIP”, për herë të tretë në ekranin e “Top Channel” dhe deri tani janë futur tri banorë. Më poshtë janë të listuar sipas radhës së futjes së tyre në shtëpi:

Drini Zeqo

Drini Ziqo është banori i parë, i cili hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me një karierë të gjatë në television, Drini është i pari që hapi dyert e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC News). Ka prezantuar spektakle, si: “Dancing with the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus, e po ashtu ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite. Me një karrierë shumë të gjatë në ekran, edhe pse nuk njihet dimensioni i tij personal, ai rikthehet sërish në ekranin e Top Channel.

Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH.

Ilnisa Agolli

Ilnisa Agolli gjithashtu është rikthyer në “Top Channel”, këtë herë si banorja më e re e “Big Brother VIP”. Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan. Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me të, teksa ajo shprehet se është e vetmja gjë që mund ta prekë.

E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakti që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb.

Meri Shehu

Meri është astrologia më e famshme në Shqipëri. Me një karrierë 20 vjeçare në fushën e astrologjisë, e pranishme thuajse çdo ditë në studio televizive ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e zoodiakut. Ka përfunduar shkollën e astrologjisë në Greqi dhe njihet për humorin dhe batutat spontane.

Mua më mungonte Big Brother, që dmth doja ta shijoja, i kam shijuar shumicën e televizioneve, shumicën e spektakleve dhe tani dua ta shijoj nga brenda këtë eksperiencë të bukur që ndiqet nga shqiptarët anë e mbanë. Do merrem me shenjat dhe aty brenda sepse është profesioni im, por pak nga pak. Do analizoj banorët nga ajo që unë di, nga shenjat e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50986 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE