Kosovë/ Përplasi policin me makinë dhe u largua, dyshohet se kishte drogë në mjet!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosovë/ Përplasi policin me makinë dhe u largua, dyshohet se kishte drogë në mjet!

Policia e Kosovës njoftoi se një oficer i saj është lënduar pasi është goditur me makinë nga një i dyshuar për posedim droge në një fshat në veri të vendit.

I dyshuari i shpërfilli urdhrat e policëve për t’u ndalur për një kontroll në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut, vend i banuar me shumicë serbe, dhe e goditi oficerin para se t’ia ka mbathte në këmbë nga vendi i ngjarjes, njoftoi Policia.

Në veturë e tij të braktisur janë gjetur lëndë narkotike, tha ajo.

 “Gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Policët kanë përdorur armët e tyre të zjarrit “për të mbrojtur jetën dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, pasi gjetën veten në një situatë ku seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, tha ajo.

Nuk është raportuar për të lënduar nga të shtënat e policëve, sipas komunikatës.

“Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg)”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia theksoi se është duke e trajtuar rastin dhe se në koordinim me organet e drejtësisë do të ndërmarrë veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48930 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE