Ndizen dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri! Nis zyrtarisht “Big Brother VIP 3″!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndizen dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri! Nis zyrtarisht “Big Brother VIP 3″!

Janë ndezur nga dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shtëpisë së “Big Brother VIP”, për herë të tretë në ekranin e “Top Channel”. Nën moderimin e Ledion Liço, edhe këtë herë spektakli pritet të vendosë rekorde shikueshmërie si dhe të mbërthejë publikun pas ekranit.

Në hapje të spektaklit, janë shfaqur ambientet nga shtëpia, e cila do të jetë komplet e re, për të pritur vipat e shumtë që do jenë banorët e sezonit të tretë.

Mirëmbrëma të gjithëve! Mirëmbrëma dhe mirësevini në episodin e parë të BBV3. Faleminderit që keni mbushur studion madhështore, e cila si shtëpia është e re. Yjet so do të hyjnë në shtëpinë e re. 

Moderatori Ledion Liço vijoi fjalimin e tij prezantues:

Unë jam njeri që nuk flas për vete, nuk do doja ta bëja kurrë, koha në më të mirën e rasteve tregon gjithçka. Unë nuk dua të them qysh, tek, si. Dua të falenderoj njerëzit që pas 6 vitesh më mundësuan të rikthem. Unë jam Ledion Liço. Për ju që më njhni e dini çfarë mund të bëj, për ju të tjerët, do kalojmë mirë bashkë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE