Pak orë para nisjes së BBV3, Luizi ka diçka për t’u thënë konkurrentëve: Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak orë para nisjes së BBV3, Luizi ka diçka për t’u thënë konkurrentëve: Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka postuar pak më parë një video në “Instastory”, ku shprehet se e kanë “kapur emocionet meqenëse fillon Big-u”.

Këngëtari i dashur për publikun thotë se i vjen keq që banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk e shohin këtë video që ai ka postuar.

Luizi shprehet se do donte që banorët e rinj t’a shikonin këtë video, pasi dëshiron që të urojë secilin për këtë rrugëtim të vështirë si dhe t’u thotë që t’a shijojnë.

“Më kanë kapur pak këto emocionet meqenëse sot fillon Big-u, edhe më duket si ditë Prime. Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do e shohin këtë video, sepse normalisht sipas rregullores ua kanë heq telefonat. Më vjen keq që nuk e shohin sepse do doja shumë që të uroja secilin prej tyre një nga një në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë. Uroj t’iu shkojë sa më mirë dhe shijojeni. Shijojeni sepse është diçka që ju vjen njëherë në jetë, pavarësisht se ka kush e provon edhe 2-3 herë po pak rëndësi ka ajo. Po shijojeni dhe suksese të gjithëve, gjithë konkurrentëve, edhe Ledionit. Gjithëve suksese, iu shkoftë mbarë”, dëgjohet të thotë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” në videon e postuar në “Instastory”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE