Sonte nis “Big Brother Vip 3”, Eduart Grishaj bën reagimin e papritu

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sonte nis “Big Brother Vip 3”, Eduart Grishaj bën reagimin e papritu

Sonte në mbrëmje, starton edicioni i tretë i formatit të shumëpritur “Big Brother VIP Albania 3”.

Moderatorja Arbana Osmani, përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruan:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë.

Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!

E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”.

Por, pas reagimit reagimit të moderatores Arbana Osmani, disa fjalë për stafin e ri i ka edhe Eduart Grishaj, i cili në sezonin e kaluar ishte regjisor i spektaklit.

Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të “Big Brother VIP 3”.

“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”,- ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e kaluar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua se Eduart Grishaj,  njëkohësisht edhe partneri i Arbanës, nuk do të jetë regjisori i këtij edicioni.

Në vendin e tij do të jetë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë disa detaje teknike rreth emisionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE