Gonzato: 115 milion euro mbështetje për Shqipërinë, vijojmë financimet!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gonzato: 115 milion euro mbështetje për Shqipërinë, vijojmë financimet!

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato bëri të ditur se BE-ka ka disbursuar 115 milion euro mbështetje buxhetore për Shqipërinë vitin e kaluar ndërsa siguroi se Plani i ri i Rritjes do të përfshijë financime të tjera. Gjatë prezantimit të Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike, ambasadori nënvizoi rëndësinë e këtij dokumenti, ku përcaktohet mënyra si arrihen burimet financiare, por edhe si do të shpenzohen fondet.

Në vetvete, kjo tregon sa të rëndësishme janë reformat e menaxhimit të fondeve publike për qeverisjen e mirë në vend, por edhe për funksionimin e demokracisë çka pasqyrohet edhe te udhërrëfyesit për reformën e administratës publike. Sistemet e menaxhimit të financave publike, janë thelbësore për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe që pasqyrohen tek kriteret ekonomike që monitorohen si pjesë e procesit. Shqipëria ka ecur mirë sa i takon performancës së saj makrofiskale.

Vitin e kaluar, në mbështetjen buxhetore ne kemi disbursuar 115 milion euro. Tashmë jemi në fazat përfundimtare të negociatave për instrumentin e ri të rritjes që do të përfshijë edhe financime të mëtejshme.

Sipas tij, “menaxhimi i financave publike bëhet akoma edhe më i rëndësishëm”.

Shqipëria ka pasur ecuri, por reforma e menaxhimit të financave publike është një proces në vijimësi, ndaj ritheksoj se është pjesë e axhendës së reformave të Planit të Rritjes. Ne kemi shprehur shqetësime për përdorimin ekskluziv të akteve normative për rishikimin e buxhetit. Kjo mund të jetë e justifikueshme në situata krizash, por ne jemi të mendimit se duhet të kthehemi të rishikimi i buxhetit me anën e procedurave. Eshtë e rëndësishme edhe mbikëqyrja e parlamentit, edhe KLSH. Gjetjet e saj duhet të diskutohen dhe merren parasysh në Kuvend.

Ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e forcimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit në fusha ku ka risk fiskal.

Të merren masa për zgjerimin e bazës tatimore duke luftuar informalitetin dhe duke përmirësuar administratën tatimore. Jemi shumë të inkurajuar nga rezultatet e procesit të fiskalizimit dhe kemi inkurajuar që në mënyrë zyrtare të miratoni strategjinë afatmesme të të ardhurave që sjell parashikueshmëri në politikën tatimore. BE-ja do të vijojë mbështetjen dhe ne do të mbetemi krah jush për zbatimin e kësaj strategjie të rëndësishme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE