Vazhdon të mbushet shtëpia! Ja banorët që i janë bashkuar BBV3!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdon të mbushet shtëpia! Ja banorët që i janë bashkuar BBV3!

Janë ndezur dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj së “Big Brother VIP”, për herë të tretë në ekranin e “Top Channel” dhe banorët vazhdojnë të futen brenda dyerve të një ndër eksperiencave më të bukura të jetës së tyre. Më poshtë janë të listuar VIP-at që i janë bashkuar shtëpisë:

Julian Deda

Ai njihet si një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri, ashtu si edhe babai i tij. Jul Deda ka ndjekur gjithmonë hapat e të atit, Zef Deda, teksa këtë herë do shfaqet ndryshe para publikut, si banor i “Big Brother VIP”. Prej pak kohësh ai ka kaluar kohë të vështira, pasi ka humbur të atin, aktorin e njohur dhe të dashur të publikut shqiptar, Zef Deda. Juli u shpreh se nëse babi i tij do të ishte ende gjallë, do ta mbështeste me të dyja duart në këtë eksperiencë.

Gabriele Mezini

Dikur mahniste tifozët me talentin e tij, por fatkeqsisht një dëmtim e detyroi të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist. Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë më 5.02.1994, është ish-futbollisti i cili, sot i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”, si banori i rradhës i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Roza Lati

Ajo është një nga personazhet më të njohura në Shqipëri, por sot nuk i ka thënë askujt se do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”. Roza Lati dhe nëna e saj, Rita Lati kanë qenë gjithmonë të pandashme, por duket se këtë herë Roza ka vendosur të sfidojë veten, duke hyrë në BBVIP. Teksa Rita nuk e di për këtë vendim, ajo mendon se Roza ndodhet në Itali.

Elvis Myrtaj

I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri. Ai është një gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së showbiz-it.

Gazmend Ujkashi

Gazmend Ujkashi njihet për batuat e tij, por në këtë “Big Brother” ai do të sjellë shumë më shumë. Ai është me profesion kozmetolog. Hobi i tij është edhe të këndojë dhe të luajë në kitare dhe piano sekondare. Ai surprizoi banorët e tjerë, pasi hyri në shtëpi, duke kërcyer me tre balerina pranë pishinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE