Gazetarja bëhet pjesë e ‘reality show-t’, emisioni i bën të papriturën ende pa hyrë në shtëpinë e ‘BBV3’

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetarja bëhet pjesë e ‘reality show-t’, emisioni i bën të papriturën ende pa hyrë në shtëpinë e ‘BBV3’

‘Big Brother VIP Albania 3’ nisi mbrëmjen e djeshme edicionin e tretë të këtij formati të suksesshëm dhe shumë të ndjekur nga shqiptarët. Plot 18 konkurrentë do të garojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

Një ndër konkurrentet është edhe gazetarja investigative Lediona Xheladinaj, e cila është bërë e famshme në rrjetet sociale për diskreditimin e maniakëve, pedofilëve, por edhe abuzues të tjerë. Gjithashtu ajo ka një emision të vetin të quajtur ‘Habere Fshati’, i cili është shumë i ndjekur në Youtube.

Por emisioni në të cilën Lediona, ‘Piranjat’, i ka habitur të gjithë me postimin e tyre në instastory, duke shkruajtur se e kanë kërkuar gazetaren e tyre dhe e kanë gjetur në Kashar.

Gazetarja bëhet pjesë e ‘reality show-t’, emisioni i

Në një tjetër story, ‘Piranjat’ shkruajnë se meqenëse nuk është paraqitur në redaksi, Lediona është e pushuar nga puna.

Gazetarja bëhet pjesë e ‘reality show-t’, emisioni i

Nuk dihet nëse është e vertëtë apo kemi të bëjmë me një postim ironik nga ana e ‘Piranjave’. Kjo gjë lind dyshimet, pasi ishte drejtuesi i emisionit investigative, Taulant Koplikaj, që postoi një foto në Facebook me Ledionën, para se kjo e fundit të futeshe në ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50053 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE