“Nuk dua që kjo vajza të qajë prej meje…”/Kriset marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk dua që kjo vajza të qajë prej meje…”/Kriset marrëdhënia mes Heidit dhe Romeos!

Heidi dhe Romeo po përballen me një krisje të marrëdhënies së tyre. Gjatë mbrëmjes së sotme çifti u thirr në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar në lidhje me akuzat që ata kanë hedhur kundrejt njëri-tjetrit. Romeo gjatë ditës së sotme është shprehur se është konfuz për ndjenjat e Heidit kundrejt tij, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar siguri në marrëdhënie.

Pavarësisht gjendjes së tensionuar, ata nuk kanë gjetur as gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit. Gjatë kësaj kohe të dy kanë ngritur zërin dhe kanë treguar pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i ka mbajtur lotët, po ashtu më pas edhe Romeo.

Heidi: Qëkur u zumë herën e parë, aty Romeo më vuri në dyshim total. Që atëherë, sado që i kam thënë se situata ishte shumë më e cekët se aq, gjithë këto ditë ndjej që ai ka dyshime të mëdha te unë. Dhe ma ka thënë. Thotë që sado mundohet ta kalojë, unë ja rikthej. Por unë nuk e bëj që të ndihet keq ai, por që të flasim. Prandaj e kam pyetur, jo për t’i bërë ndonjë dëm. Doja vetëm shpjegime dhe kaq. Nuk do të thotë vëzhgim siç e ka marrë shabllon. Unë e ndjej që është ndryshe edhe pyes. Nuk është se dua ta lëndoj… Ishte shumë e rëndë për mua që të më thonë që s’më beson më.

Romeo: Duke u munduar të mos lëndosh të tjerët, e sheh duke lënduar veten. E kam të vështirë të flas për Heidin, sepse është njeriu më i dashur që kam këtu brenda. Për mua është shumë e vështirë. Është shumë shumë e vështirë. Këtu ka kamera nga do. Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja. Por në momentet e para që kam pasur konflikt me Heidin, ka qenë te loja me buton. Unë doja përgjigje dhe kjo më mërzit.

Heidi: Jo përgjigjet i merr.

Romeo: Unë nuk mund të kem kurrë dyshim te njeriu i zemrës që po më lufton, po më vëzhgon. Unë s’e mendoj kurrë. Mund të ketë forma të tjera. A po të vëzhgoj unë ty? Dmth po luan në mbrojtje dhe unë jam në sulm. Unë mendoj se çdo gjë është OK. Deri në momentin që nga hiçi…

Heidi: Dmth ti nga butoni nuk ke ndryshuar fare?

Romeo: Kam ndryshuar. Është lojë.

Heidi: Nuk është lojë.

Romeo: Ti do t’i nxjerrësh nga një anë? Ne i komplikojmë. Gjërat janë të thjeshta. Ose më do, ose jo. S’kam fokus në asnjë vend tjetër.

Ledion Liço: Atë që tha Egla në klip, si e shikon këtë gjë? E shoh që je shumë i ngarkuar…

Romeo: Egla nuk e di.

Heidi: Sepse ti nuk e pranon që ke ndryshuar dhe dukem budallaqe unë. Nuk ta them ashtu.

Romeo: Ashtu e thua. Më duket sikur e thua nga hiçi. Ti ke dyshime te unë. Kupton apo jo? Jo unë te ty.

Ledion Liço: Te krevati je ti që i thua që s’e beson më…

Romeo: Unë e kam shumë të vështirë komunikimin këtu në shtëpi, në këto momente tani. Kjo gjëja nuk është lojë. Unë e di që ka kamera dhe nuk do të doja kurrë që të isha shkaku që kjo goca të qante.

Heidi: As unë…

Romeo: Më lër të mbaroj. E vetmja gjë që më bën të ndihem keq në këtë shtëpi është kur unë mërzis Heidin. Kur më thonë që po i ushtroj presion heidit më ngarkon akoma dhe më shumë. Unë nuk e dua këtë lloj gjëje. Nuk e kam vënë në pikëpyetje.

Ledion Liço: Problemi është që ashtu ndihet…

Romeo: E kuptoni në çfarë kushtesh jam unë? Unë nuk bëj një pyetje dot.

Heidi: Çfarë pyetje nuk bën dot? Jam unë ajo që s’bëj dot pyetje.

Romeo: Je sulmuar ti apo jam sulmuar unë?

Ledion Liço: Do t’iu sugjeroja të merrnit kohën tuaj për të vlerësuar dhe njëherë gjërat dhe se çfarë pëlqyhet në fillim të lidhjes tuaj. E rëndësishme është që të dy ju të ndiheni mirë, edhe nëse jeni larg njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë lloj bukurie të rrish me një person që të bën të qash gjatë gjithë kohës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE