“Kanë martesë me kontratë”, Roza flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kanë martesë me kontratë”, Roza flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it

Gjatë ditës së sotme një nga temat për të cilën kanë folur disa nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë rreth martesës, dashurisë dhe mënyrën sesi e konceptojnë ata.

Duke qenë një personazh mediatik me profil në showbiz, Roza Lati ka treguar një rast të ditur nga ajo vetë.

Pa dashur të përmendë emra, moderatorja ka folur për një çift të showbiz-it shqiptar që kanë një martesë “me kontratë”, pasi secili prej tyre ka jetën e tij.

“Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni. Kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar, flenë me një shtrat dhe e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë. Kanë fëmijën më me edukatë, fëmijën më të qetë, fëmijën më të shtruar dhe më të mbarë. Ky është rast dhe fakt konkret, janë dy çifte që unë kur i kam parë kam bërë analizën”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE