Hamasi kërkon sërish armëpushim: Jemi të gatshëm për bisedime!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hamasi kërkon sërish armëpushim: Jemi të gatshëm për bisedime!

Një tjetër armëpushim mez Izraelit dhe Hamasit do të mundësonte lirimin e më shumë pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja palët.

Një zyrtar i lartë i Hamasit u shpreh sot i gatshëm për bisedime, me qëllim ripërtëritjen e armëpushimit me Izraelin.

Khalil al-Hayeh tha për Al Jazeera se negociatat për lirimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Izraelit, do të mbahen vetëm në kontekstin e një armëpushimi gjithëpërfshirës e jo të ndërprerjeve të luftimeve.

Kur bëhet fjalë për civilët, ne jemi të hapur për çfarëdo marrëveshje të re armëpushimi për lirimin e pengjeve civile, shtoi ai. Al-Hayeh nuk tregoi shifrat e pengjeve që ende po mbahen nga Izraeli, por zbuloi se mes tyre ka edhe të moshuar.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi armëpushimi i përkohshëm njëjavor me Izraelin përfundoi dhe dyja palët rinisën luftimet.

Izraali dhe Hamasi me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe të SHBA-së ranë dakord për ndalimin e luftimeve para një jave, një marrëveshje që u zgjat dy herë. Ujdia mundësoi këmbimin e disa personave të marrë peng nga Hamasi pas sulmit terrorist të 7 tetorit me të burgosur palestinezë si edhe përshpejtimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Më shumë se 100 pengje u liruan përgjatë këtyre ditëve, mes tyre edhe edhe 14 izraelitë me pasaportë gjermane.

Izraeli liroi nga ana e tij më shumë se 200 të burgosur palestinezë. Tel Avivi mendon se në duart e Hamasit ndodhen ende rreth 140 pengje, ndër të cilët pak janë gra e fëmijë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE