Më pritje që nga fillimi i spektaklit/A do hyjë Rike Roçi në shtëpinë e “Big Brother VIP”?!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më pritje që nga fillimi i spektaklit/A do hyjë Rike Roçi në shtëpinë e “Big Brother VIP”?!

Rike Roçi mund të jetë banorja e katërt, e cila mund t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme. Aktorja 35-vjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit në vitin 2016, do të jetë një ndër vipat e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Rike Roçi vijon të presë vendimin e Vëllait të Madh, nëse ajo do të hyjë në shtëpinë më të fasmhme në Shqipëri. Ajo ndodhet mbi një vinç, teksa mes të ftohtit po sfidohet për të hyrë në “Big Brother VIP”. Megjithatë ajo tha se tashmë emocionet e kanë ngrohur dhe po e shijon spektaklin, teksa e sheh nga lart.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Rike Roçi lindi në Durrës. Babai i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, por këtë herë dëshiron ta sfidojë sërish veten dhe pse jo, ndoshta të fitojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE