Po digjte mbeturinat në oborr, një grua u lëndua në Malësinë e Madhe!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po digjte mbeturinat në oborr, një grua u lëndua në Malësinë e Madhe!

Në Malësinë e Madhe, një grua pësoi djegie të lehta teksa tentoi parandalimin e përhapjes së flakëve nga një zjarr i ndezur prej saj në oborr për djegien e mbeturinave.  Ngjarja ndodhi sot në fshatin Tamarë dhe e lënduar mbeti një 67-vjeçare, e cila u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak:

Në fshatin Tamarë, shtetasja L.T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave.

Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër zhvillim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu sot ishte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku bashkë me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, panë nga afër ambientin që mbrëmë u përfshi nga zjarri në një nga dhomat e mjekëve në pavionin e Kirurgjisë.

Koçiu rikonfirmoi se zjarri u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen.

Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Falënderoj personelin mjekësor dhe forcat zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE