Po ju e vutë re këtë detaj të Ledionit gjatë prezantimit të BBVA 3?

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Orët e para të Ledionit në moderimin e “Big Brother VIP Albania 3”, ja si e priti publiku

Në natën e parë, 18 personazhe iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, mes tyre këngëtarë, gazetarë, sipërmarrës apo aktorë.

Mirëpo në qendër të vëmendjes nuk ishin vetëm banorët por edhe Ledion Lico, i cili moderon për herë të parë “Big Brother VIP”.

Ai kaloi cdo pritshmëri në moderimin e programit, duke fituar menjëherë zemrën e publikut. Mirëpo edhe një detaj nga Ledioni i ka pëlqyer më shumë publikut.

Nga nisja deri në përfundim të BBV, Ledioni ka qenë pa skaletë, dicka që është vlerësuar shumë.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar komplimentet për Ledionin, duke përmendur këtu edhe moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu.

“Bigut ja dhe gjithe sharmin tend. Bravo Ledion Liço, i mprehtë, i përulur, ironik, qesharak dhe i pashëm. Bravo King Brother”, komentoi Alketa në postimin e fundit të Ledionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE