Shkalla e shpyllëzimit në Amazonë, më e ulëta e regjistruar në 5 vitet e fundit!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkalla e shpyllëzimit në Amazonë, më e ulëta e regjistruar në 5 vitet e fundit!

Shkalla e shpyllëzimit në Amazonën e Brazilit ka rënë në thuajse 50% gjatë vitit që lamë pas. Ministria e Mjedisit në Brazil bëri të ditur se kjo është shkalla më e ulët e regjistruar në 5 vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse një sipërfaqe më e vogël krahasuar me vitet e kaluara, zona e shpyllëzuar në Amazonë është mbi gjashtë herë më e madhe se sipërfaqja e qytetit të New York-ut.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u zotua që se do t’i jepte fund praktikës së prerjes së pyjeve deri në vitin 2030 kur mori detyrën. Të dhënat paraprake nga Agjencia Kombëtare e Hapësirës Inpe treguan 5,153 km katrorë sipërfaqe të “rrafshuar” në Amazonë, krahasuar me 10,278 km katrorë që ishin në 2022.

Presidenti premtoi që të rikthente pyjet e Amazonës në gjendjen e mëparshme si dhe të vinte para përgjegjësisë ata që quhen kriminelë të klimës. Lula i bëri premtimet gjatë samitit të klimës COP27, në 2022. Shkatërrimi i pyjeve të shiut u rrit në nivelin më të lartë në 12 vite kur vendin e drejtonte paraardhësi i Lula-s, Jair Bolsonaro.

Ambientalistët paralajmërojnë se pylli tropikal i Amazonës në Brazil po përballet me një thatësirë të madhe që mund të prekë rreth 500 mijë njerëz deri në fund të vitit. Shumë prej tyre tashmë po luftojnë për të hyrë në furnizimet thelbësore si ushqimi dhe uji. Mjeti kryesor i transportit në rajon janë rrugët ujore dhe nivelet e lumenjve janë historikisht të ulëta.

Thatësirat ndikojnë gjithashtu në peshkimin, i cili është një mjet jetese për shumë komunitete buzë lumenjve. Shteti i Amazonës shpalli një emergjencë mjedisore disa kohë më parë në përgjigje të thatësirës së zgjatur dhe nisi një plan reagimi me vlerë 20 milionë dollarë. Agjencia shtetërore e mbrojtjes civile tha në një deklaratë se autoritetet do të shpërndajnë gjithashtu ushqime dhe furnizime me ujë, si dhe komplete të higjienës personale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE