Bardhi: Akti i sotëm për fjalimin e Begajt, provokim i ulët i deputetëve të opozitës!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi: Akti i sotëm për fjalimin e Begajt, provokim i ulët i deputetëve të opozitës!

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas tensioneve të krijuara pak momente më parë në sallën e Kuvendit.

Bardhi ka drejtuar akuza ndaj Kreut të Shtetit Bajram Begaj, i cili kishte planifikuar të mbante një fjalim drejtuar Kuvendit sot.

Sipas tij ky fjalim ishte një provokim i ulët nga ana e Presidentit të Republikës pasi sipas tij ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

Së pari më lejoni të ritheksoj se sesioni i ri parlamentar, po mohohen të drejtat kushtetuese të opozitës sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore. Për të mos bërë funksional.. Teksa bërtasin për lista të hapura, nëse flasin për sistem propocional, ripërsëritja e një skenari që demokratët dhe opozitarët e kanë parë në 2020. Ne jemi njohur përmes mediave se President Begaj do të jetë pjesë, unë shpreh keqardhjen që nuk e ka lexuar shqetësimin tonë. Jemi në ,mosfunksionim për shkak të mohimit të të drejtave. Edhe pse opozita kishte njoftuar vijimin e këtij aksioni, akti i sotëm ishte provokim i deputetëve të opozitës  i bëj thirrje të heqë dorë si palë si vartës i maxhoranxës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse dëshiron të dalë hapur si vartës si Edi Ramës, për opozitën i tillë do të trajtohet.

Presidenti i Republikës kishte ardhur në Kuvend si shërbëtor i përulur i Edi Ramës, u shpreh Flamur Noka pasi ai dhe “rithemeluesit” e tjerë nuk lejuan kreun e shtetit, Bajram Begaj, të flasë në seancën e sotme plenare.

 “Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande.

Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.

Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë”.

Noka shprehet i vendosur për të vazhduar pengimin e seancave, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE