‘Injorohet’ zhurma e opozitës, Kuvendi miraton ndryshimet e reja në qeveri!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Injorohet’ zhurma e opozitës, Kuvendi miraton ndryshimet e reja në qeveri!

Me 73 vota pro të maxhorancës janë miratuar ndryshimet e reja në qeveri.

Seanca është mbyllur pas kaosit të krijuar nga deputetët e rithemelimit.

Plarent Ndreca është betuar si deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit të krijuar nga Rithemelimi. Ai mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Sesioni i ri parlamentar nis me skenarin e kaosit të deputetët e Berishës, ashtu siç e kishin paralajmëruar. Në këmbë dhe me pankarta në duar deputetët po përpiqen të pengojnë zhvillimin normal të aktivitetit parlamentar.

Kjo sjelle u ndërmor edhe pse ambasadorë, si ai i BE-së dhe i gjermanisë përcollën mesazhin për një parlament funksional. Të vendosur në lozhe ata vëzhgojnë zhvillimet.

Ndërkohë Nikolla lajmëroi se u anulua dhe mbajtja e fjalës e presidentit Begaj.

Ndërkohë mes zhurmës së fishkëllimave u bë dhe betimi i deputetit Plarent Ndreca i cili mori mandatin e djegur nga ish/ zv kryeministri Arben Ahmetaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE