Zgjidhet lideri i shtëpisë së “BBV3”, ja cili prej banorëve është!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhet lideri i shtëpisë së “BBV3”, ja cili prej banorëve është!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ditën e sotme të gjithë banorët kanë votuar në mënyrë të fshehtë në dhomën e rrëfimit për të zgjehdur liderin e shtëpisë për këtë javë. Me shumicë votash Drini Zeqo është zgjedhur si lideri i shtëpisë nga banorët.

Meri-1 votë

Egla- 1 votë

Elvisi- 1 votë

Juli- 1 votë

Romeo- 2 vota

Gazmendi- 2 vota

Alfio- 3 vota

Ervini- 3 vota

Drini- 4 vota

Për shkak të pjesëmarrjes së astrologes Meri Shehu këtë edicion në “BBV” që prime-n e parë, horoskopi ishte një temë bisede e cila mori shumë vëmendje dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Nuk mund të mos vihej re me hyrjen e Meri Shehut në shtëpinë e “BBV3”, vendosja e ish-siglës së famshme të horoskopit të Top Channel, me të cilën dikur zgjoheshim dhe ishte melodia e parë që dëgjonim çdo mëngjes. Këtu ju tregojmë shenjat e zodiakut të secilit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE